Vasili: Rama e shitbleu edhe Censusin si votat, publikimi i sotem megjithe thjeshtë një farsë

Vasili: Pas muaj te tere qe kishte mbaruar Rama e beri publik me ne fund Censusin, sigurisht siç dhe sa e do ai, por jo siç eshte e verteta. Pak kilometra me tej ne Kosove te dhenat per Censusin, qe po zhvillohej atje, numri i regjistruarve jepej ne menyre progresive, te vazhdueshme dhe ne menyre absolutisht trasparente.

Ndersa ne Shqiperi ndodhi teresisht e kunderta, transparenca ishte zero absolute dhe bllokimi disa mujor i te dhenave eshte fakt i njohur boterisht. Venia perballe njeri tjetrit e realitetit ne Kosove dhe ne Shqiperi tregon te njejten pamje ashtu si edhe ne proceset zgjedhore, ku Kosova shkelqen dhe Shqiperia e qeverisur nga Rama nxin.

Realiteti eshte perpara syve te gjithe shqiptareve, qe shohin qindra fshatra te shkretuara, qytete te zymta e te shpopulluara, te cilat zhyten ne heshtje pas mesdites sepse qindra mijra shqiptare kane lene dhe lene çdo dite vendin. Te gjithe e dine se si ka rene tre here numeri i ardhurve ne Tirane ne cdo vit nga maksimumi 21 mije ne as 7 mije. Te gjithe e dine qe jemi vend i dyte ne Europe per kerkesat per azil.

Te gjithe e dine renien katastrofike te lindjeve ne Shqiperi. Te gjithe i shohin bisneset, qe nuk gjejne dot fuqi puntore sepse te rinjte dhe ko vetem jane larguar masivisht nga vendi. Censusi degradoi dhe degjeneroi ashtu si çdo gje, qe organizohet nga Rama dhe qeveria e tij qe manipulimin dhe mashtrimin i ka te vetmet objektiva. Publikimi i sotem megjithe pompozitetin qesharak mbetet thjesht nje farse, qe vjen ere kalbesirë sirtaresh qeveritare ku censusi u dergj per muaj te tere deri ne dhenien e urdherit te Rames per tu publikuar siç do dhe siç i duhet atij.