Të dhënat e Censit, ja sa janë vetëdeklaruar grekë. Ndarja sipas besimit fetar: Dominojnë myslimanët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2024, 12:46
23 485 qytetarë grekë jetojnë në territorin shqiptar sipas të dhënave të Censit 2023.
Sipas të dhënave, 12 375 janë pjesë e komunitetit egjiptian, 9 813 komunitetit rom, kurse 7 057 komunitetit bullgar.
Sa i përket besimeve fetare, 201 530 banorë janë deklaruar katolikë, 173 645 ortodoks, 9 658 pjesë e kishës ungjillore, 1 101 718 myslimanë, 115 644 bektashi, kurse 85 311 ateistë.
