Alarmi për sulm kibernetik te blutë/ Urdhërohet fikja e pajisjeve dhe sistemeve kompjuterike në Policinë e Shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2024, 12:26
Teksa Policia e Shtetit është vënë në gatishmëri duke dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet dhe sistemet kompjuterike në këtë strukturë, zbardhen të tjera detaje.
Ka pasur dyshime të forta që mund të ketë ndodhur një sulm kibernetik, ndaj për të marrë të gjitha masat dhe bërë verifikimet e duhura, është urdhëruar që të fiken pajisjet në strukturat e policisë.
Policia e Shtetit: Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim. Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.
