Shqiptari triumfon në Greqi! Lë pas grekët në 'Survivor' dhe fiton 100 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 17:01
Shqiptari Daniel Nurka, me origjinë nga qyteti i Fierit është shpallur fitues i edicionit të radhës “Survivor” në Greqi dhe ka fituar 100 mijë euro.
Ai ka sfiduar dhjetra kandidatë në këtë program dhe është shpallur fitues pas disa garave të ndryshme për 6 muaj.

Daniel Nurka është shqiptari i parë që fiton një program kaq të ndjekur në Greqi.
Ai është me profesion aktor dhe në disa intervista e ka thënë me krenari që është shqiptar.

