Paris Hilton: Më kanë abuzuar! Dëshmia në Kongres: Mbroni fëmijët në qendrat e kujdesit

Ylli amerikan Paris Hilton ka treguar se është abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht në adoleshencën e saj dhe ka bërë thirrje për mbikëqyrje më të madhe federale të programeve të kujdesit për të rinjtë.

Ajo e ka përshkruar si traumatike përvojën në ato institucione, gjatë një seance dëgjimore të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA të mërkurën.

43-vjeçarja tregoi se e quante ‘rrëmbim i miratuar nga prindërit’ regjistrimin në 4 objekte të ndryshme rinore, teksa kërkonin zgjidhje për sjelljen e saj rebele dhe ranë preh e marketingut mashtrues i industrisë së trazuar.

‘Kjo industri prej 23 miliardë dollarësh e sheh këtë popullsi (të fëmijëve të cenueshëm) si shenja të dollarit dhe funksionon pa mbikëqyrje kuptimplotë’ u shpreh Hilton.

"Nuk ka arsim në këto vende, ka myk dhe gjak në mure," shtoi ajo në përgjigje të pyetjeve të ligjvënësve. "Është e tmerrshme se si janë këto vende. Janë më keq se disa lukuni qensh."

Si një avokate e zëshme e fëmijëve pohoi se vijon ende të vuajë nga çrregullimet e stresit post-traumatik për shkak të së kaluarës.

Në seancë dëgjimore, ylli i Hollivudit tha se këto programe premtuan shërim, rritje dhe mbështetje, por në vend të kësaj, nuk më lejuan të flisja, të lëvizja lirshëm apo as të shikoja nga dritarja për dy vjet dhe I mashtruan prindërit e mi.

Paris Hilton u ka bërë thirrje gjithashtu ligjvënësve të miratojnë aktin ‘Stop Abuzimit Institucional të Fëmijëve’, i krijuar për të forcuar mbikëqyrjen e programeve rezidenciale për të rinjtë.