FOTO/ Çfarë ndodhi? Autostrada Athinë-Korinth mbushet me portokalle

Autostrada Athinë-Korinth, në rrugën me pagesë Kalamaki, është mbushur me fruta, për shkak të një incidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm me një kamion.

Sipas informacioneve të Korinthostv.gr, që ka publikon foto nga vendi i ngjarjes, dera e një kamioni që mbante portokall dhe po lëvizte drejt Athinës është hapur për një arsye të panjohur, për pasojë rruga është mbushur me portokall.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident. Zjarrfikëset dhe ekipet e Olympia Road mbërritën në vendngjarje për të pastruar rrugën në mënyrë që ajo të hapet sërish për qarkullim.