Do futet në BBV4? Ish-banorja edicionit të dytë: Nuk kam marrë ftesë, por…

Nita Latifi u përfol shumë gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja e njohur vijoi që të qëndronte në qendër të vëmendjes së publikut.

Projektet e saj muzikore apo edhe postimet e ‘dyshimta’ në rrjetet sociale, bënë që Nita të komentohej herë pas here në rrjet.

Mbrëmë ajo ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku tregoi detaje nga jeta e saj personale dhe jo vetëm.

Do futet në BBV4? Ish-banorja edicionit të dytë: Nuk kam

Moderatorja e njohur, Alesia Bami, e pyeti atë nëse do të kthehet vitin tjetër në “Big Brother VIP” si banore. E Nita u shpreh se edhe pse ‘shtëpia e reality show-t nuk është e lehtë të qëndrosh, të shijon shumë’.

Alesia Bami: A është e vërtetë që do kthehesh vitin tjetër në BBV si banore?

Nita: Nuk kam marrë ftesë, por nëse marr ndoshta do e kisha parasysh. Ajo shtëpi nuk është e lehtë të qëndrosh brenda, por të shijon shumë. Të shijon jashtëzakonisht shumë, kështu që…