FOTO/ Ben Affleck heq unazën e martesës, Jennifer Lopez shijon pushimet në Itali pa të

Aktori Ben Affleck u pa teksa po hante një drekë me vajzën e tij Violet në Los Angeles të shtunën. Ajo që ra në sy përveç marrëdhënies së bukur babë e bijë, ishte fakti se Ben nuk kishte vendosur unazën e tij të martesës.

Kjo lëvizje vjen pas muajsh spekulime për divorc nga bashkëshortja e tij Jennifer Lopez. Kjo e fundit është parë dhe fotografuar në Positano të Italisë ku po shijon pushimet verore me miqtë por ende mban unazën në gisht.

Historia e dashurisë së bashkë-yjeve të "Gigli" Ben dhe Jennifer, filloi në vitin 2002 ku çifti ishin të fejuar për dy vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2004. Ata u pajtuan në 2021, me Affleck që propozoi përsëri në prill të vitit të ardhshëm.

Ai dhe Lopez u martuan dy herë në vitin 2022, pas dasmës së tyre në korrik me një ceremoni në gusht në Gjeorgji.

FOTO/ Ben Affleck heq unazën e martesës, Jennifer Lopez shijon