Ministri izraelit i Mbrojtjes: Takimet në SHBA vendimtare për vazhdimësinë e luftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 16:12
Takimet me zyrtarë të lartë amerikanë do të jenë vendimtare për të ardhmen e luftës, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë takimeve kam ndërmend të diskutoj zhvillimet në Gaza dhe Liban. Ne jemi gati për çdo veprim që mund të jetë i nevojshëm në Gaza, Liban dhe zona të tjera”, shtoi Gallant.
Gallant do të takojë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, homologun e tij Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s William Burns dhe të dërguarin special të Biden në Lindjen e Mesme Amos Hochstein.
Ndër aspektet e misionit të Gallant në SHBA është edhe çështja vendimtare e zhbllokimit të dërgesës së një dërgese armësh në Izrael.
