Sulm në Sevastopol, dy të vdekur mes tyre një fëmijë 2-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 15:34
Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në disa qytete të Krimesë, gadishullin e aneksuar nga Moska 10 vjet më parë.
Guvernatori Mikhail Razvozhaev deklaroi se dy civilë u vranë në sulmin ukrainas në Sevastopol, duke përfshirë një fëmijë dy vjeçar. Sipas autoriteteve janë regjistruar edhe 22 të plagosur. Ura e Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë u bllokua.
Një sulm rus gjatë natës në kryeqytetin ukrainas solli në veprim mbrojtjen ajrore, por rënia e mbeturinave dëmtoi gjashtë blloqe apartamentesh dhe më shumë se dy duzina shtëpi private.