“Barça e kaluara”, titullari i Spanjës: Jo, s’më shkon ndër mend të rikthehem

Ndryshe nga performancat me Chelsean, Marc Cucurella është shndërruar në një tjetër futbollist te Spanja.

Anësori i majtë po bën mjaft mirë me iberikët në Euro 2024.

Madje në fitoren 1-0 kundër Italisë ishte lojtari i dytë më i vlerësuar për skuadrën e De la Fuentes pas Pedrit.

Spanja siguroi kualifikimin në grupin B dhe të hënën kundër Shqipërisë pritet të zbresë në fushë me ndryshime të shumta në formacion.

25-vjeçari, i cili ka dalë nga akademia e Barcelonës, e përjashton më mënyrë kategorike rikthimin te katalanasit.

As që e mendoj mundësinë e rikthimit te Barcelona, nuk më shkon fare ndër mend një gjë e tillë.

Barcelona është e kaluara ime.

Sigurisht që në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, por jo.

Nuk e mendoj rikthimin në ‘Camp Nou’.

Chelsea po përballet me vite të vështira, por unë dhe familja ime ndihemi shumë mirë në Londër. Jemi të kënaqur.

Tani mendoj vetëm për Spanjën. Dua të argëtohem sa më shumë në Kombëtare, pasi nuk e kam patur të lehtë të grumbullohesha”, u shpreh Cucurella.