Paralajmërimi që i ndryshoi jetën, Rebel Wilson zbulon se çfarë e shtyu të humbiste 25 kg

Aktorja Rebel Wilson vendosi të flasë hapur për marrëdhënien që ka tani me trupin e saj pasi humbi mbi 25 kg. Duke folur për US Weekly, aktorja ka treguar sesi ka arritur të kontrollojë peshën e saj, si dhe arsyen që e shtyu të humbiste kilogramët e tepërt.

“Nuk ka zgjidhje magjike. Unë mbajta dietë dhe bëra stërvitje. Unë kam punuar pothuajse gjatë gjithë jetës sime. Për mua, ishte elementi emocional që nuk e kisha parë kurrë” tha ajo.

Më pas, aktorja ka theksuar se nuk duhet të jetë e fiksuar pas imazhit të saj por thjesht të kujdeset për veten.

“Është mirë të vlerësosh veten dhe të jesh i shëndetshëm, por nuk duhet të jesh i obsesuar pas linjave dhe dietave rigoroze” vuri në dukje ajo.

Siç tha Rebel më vonë, ajo që e "zgjoi" dhe e bëri që të kujdesej më shumë për trupin e saj ishte paralajmërimi i një mjeku.

“Ai më tha se nëse do të ushqehesha dhe stërvitesha shëndetshëm, do të kisha një shans më të mirë për të pasur një fëmijë. Ndihej sikur goditi një nerv. Mendova se pesha ime mund të më pengonte të kem një fëmijë” shpjegoi ajo.

Më në fund, aktorja solli në jetë një vajzë, nëpërmjet një surrogate, në nëntor 2022 dhe ndan kujdestarinë e përbashkët me të fejuarën e saj, Ramona Agruma.