Pas gjithë dramës, Tayna dhe Rinor Hykolli ndahen në paqe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 22:14
Pas gjithë dramës që ka ndodhur mes tyre Tayna dhe Rinor Hykolli kanë vendosur të bëjnë paqe.
Ose më saktë të ndajnë rrugët në paqe.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, vetë ish-menaxheri i këngëtares.
“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi.
Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku.
Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment që do vazhdojmë tutje rrugëve tona secili pa pengesa.
Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”, shkruan ai në postim.
