Valltarja ekselente, Abazaj: Numri i studentëve të biologjisë është shumë i vogël, tek unë janë 15...

E ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", ka qenë nxënësja ekselente, e cila ka edhe një pasion që ka të bëj me vallet tradicionale shqiptare, Sabrina Abazaj.

"Studioj për biologji. Nuk e kam ndjekur pjesën e kërcimit për shkak se duhet të jetoja në Tiranë dhe kam dashur të jetoj me prindërit dhe për shkak të pamundësisë vendosa të jetoj në qytetin e lindjes, në Vlorë. Kam lexuar shumë, kam studiuar shumë dhe arrita të konkurroj për mjekësi në Tiranë, e fitova, por nga pamundësia qëndrova në Vlorë dhe studioj për Biologji.

Në vendin tonë ka shumë pak nxënës që studiojnë për Biologji. Tek ne janë gati 15, kur kam qenë unë para 2 vitesh. Tashmë numri është ulur, nuk ka ngritje. Janë në mbyllje si degë", tha Abazaj.