Artan Hoxha, Rektori me "plagjaturë", "shpërthen" pedagogu: Edhe po të ishte djali i nënës time do të isha kundër tij

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" ishte pedagogu Lush Susaj, për të folur për zgjedhjet që mbahen ditën e sotme në universitete.

I pyetur se sa normale janë situatat ku drejtues të tempullit të arsimit akuzohen si kopjace, Susaj tha:

"Ka marrë tituj të pa merituar. Jam në krah të çdo qytetari që reagon kundër paligjshmërisë. Unë nuk e njoh rektorin, por edhe po të ishte vëllai im, djali i nënës time do të isha kundër tij, sepse jam kundër paligjshmërisë. Duhet të reagonte Ministria e Arsimit, duhet të reagojnë ata kolegë, të mos e pranojnë.

Ndodh sepse shiko tani si janë problemet. Unë kam 23 vjet dhe në zyrat ku punojë, kam 10 vite që kërkoj një kondicioner dhe nuk ma sjellin sepse thonë ky flet, ky shkruan, ky del në protesta si kryetar i sindikatave të pedagogëve...

Duke parë se çfarë të bëjnë ty, duke parë se çfarë i'u bënë studentëve që protestuan, atëherë të tjerët ulin kokën dhe thonë më mirë nuk fillojnë këto probleme.", u shpreh pedagogu.