Ish-kreu i SHISH, Koçollari: Amerikanët na kanë mbrojtur ndaj grekëve, në 1948 donin të na godisnin
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama studiuesi dhe ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Irakli Koçollari tha se Lufta e Ftohtë nisi me një operacion spiunazhi që u zhvilluar kundrejt Shqipërisë.
Koçollari: Amerikanët kanë luajtur një rol shumë pozitiv. Këtë më duhet ta them sikurse është sepse në vitin 1948 filluan operacionet e dërgimit të grupeve ndërsa forcat greke i afrohen kufijve tanë.
Tamam në këtë kohë dokumentet e CIA-s thonë se kanë pasur këshilltarë amerikanë, rreth 200, me në krye një gjeneral i famshëm amerikan.
Kur forcat greke i afrohen kufirit tonë, ai lajmëron me shqetësim DASH-in dhe Departamentin e Mbrojtjes. Kishte një intensifikim tëpropagandës mes trupave greke për të goditur Shqipërinë dhe për të marrë të ashtu quajturin Vorio-Epir.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ISH-KREUN E SPIUNAZHIT SHQIPTAR

