MREKULLIA E SHISHTAVECIT/ Bukuritë e natyrës të shoqëruara me mikpritjen dhe gatimin

Shishtaveci është një nga zonat që ka nisur të tërheqë turistë vendas dhe të huaj. Pavarësisht rrugës së amortizuar, pushuesit shprehen se është qetësia që të ofrohet, natyra por edhe mikpritja e gatimi ajo që I bën të ndihen të shlodhur e të përmbushur

Qetësia e Shishtavecit humbi në këtë fundjavë nga gëzimi i familjeve që zgjodhën të kalojnë aty pak ditë pushime

Ajri i pastër gjelbërimi dhe ngjyrat e luleve sollën pamje mahnitëse.

Natyra shkon në linjë të drejtë me shijen e ushqimit dhe mikpritjen e banorëve të zonës.

Përgjatë viteve të fundit aty janë shtuar dhe investimet në bujtina, por dhe kulinaria është zhvilluar mes traditës dhe shtimit të shijeve në vite.

Megjithatë shqetësim mbeten investimet në infrastrukturë. Madje për të përshkruar 3.5 kilometër drejt liqenit të kallabakut do të duhet një kohë relativisht e gjatë krahasuar me distancën.