Kujdesi për lëkurën gjatë verës, dermatologia tregon produktet që duhet të kemi me vete në pushime

Dermatologia, Monika Fida në një intervistë në Ora Neës u shpreh se në çantën e udhëtimeve për pushime duhet të kemi me vete produket e nevojshme për lëkurën tonë.

Fida: Përpara se ne të bëjmë gati udhëtimin për tu nisur për pushime, ne na duhet patjetër që të kemi me vete produktet e nevojshme për lëkurën tonë.

Një nga produktet më i nevojshmi gjatë frekuentimit të plazheve ose pishinave janë produket me mbrojtës ndaj ekspozimit në diell. Pra me SPF, për të cilin dermatologët rekomandojnë që të jëtë në nivelet më të larta.

Pra unë i rekomandoj pacientëve të mi që të kenë në cantën e tyre të udhëtimit një produkt ose disa produkte duke filluar që nga mbrojtja e flokëve, e lëkurës së fytyrës,  e lëkurës së trupit me faktorë 30 ose 50.