Çfarë të lexojnë fëmijët në verë? Çupi jep disa rekomandime për librat që duhen lexuar
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 09:48
Redaktorja e librave, Rudina Çupi në një intervistë në Ora News rekomandoi disa libra që fëmijët mund ti lexojnë në verë.
Çupi: Unë kam ardhur këtu me një menu të gjatë librash.
Janë libra që fëmijët do ti mbajnë gjatë në dorë sepse janë libra që ata do ti plotësojnë.
Librat janë për dy grupmosha.
Për lexuesit fillestar që fillon nga 6 deri në 8 vjeç.
Dhe pastaj për lexuesin e mirëfilltë, nga 9 deri në 12-vjeç.
Libër tjetër për vogëlushët është libri ‘’Piratët dhe paratë’’.
Është një libër shumë i këndshëm, ka një histori me numra.
Në fund fare ka edhe lojëra.
‘’Ana nga Tirana’’ është një libër me rebuse.
Është kryesisht për moshën 7 deri në 8 vjeç.
