Rebelët Huthi kërcënojnë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq

Kryediplomati i BE-së Josep Borrell paralajmëron se sulmet e milicisë Houthi mbi anijet tregtare në Jemen po bëhen më serioze.

“Houthitë vazhdojnë të kërcënojnë lirinë e lundrimit në #Detin e Kuq”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në një postim në X, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme të grupit jemenas ndaj anijeve të lidhura me Izraelin në rajon.

EUNAVFOR ASPIDES, operacioni ushtarak i BE-së në Detin e Kuq, Oqeanin Indian dhe Gjirin, “do të vazhdojë të përpiqet për t’i bërë ujërat ndërkombëtare të sigurta për të gjithë”, shtoi ai.

Houthi-t thonë se sulmet e tyre ndaj anijeve janë në solidaritet me palestinezët në Gaza.