Shehu uron Kurban Bajramin: Urimet më të mira të gjithë shqiptarëve, që kanë qenë së bashku në çdo festë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 08:35
Deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë shqiptarët për Kurban Bajramin.
Shehu shprehet se shqiptarët kanë qenë dhe mbeten të bashkuar, duke festuar çdo festë dhe duke vënë kombin përpara çdo gjëje.
"Urimet me te mira besimtareve mysliman. Urime miqve te mi te Qarkut te Gjirokastres. Te gjithe banoreve te mrekullueshem te asaj treve, te cilet pavaresisht fese, kombesise etj, kane qene gjithmone bashke ne pergjigje te “thirjeve” te Shqiperise!
Qe ne shekuj kane jetuar, punuar, perpjekur, por dhe luftuar kur ka qene e nevojeshme, se bashku. Qe kane festuar se bashku”, shkruan Shehu.
