Krim në familje/ Gruaja e plagos me thikë, burri e vret dhe e hedh nga ballkoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 21:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qipro. Një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin.
Siç raportohet gruaja ka marrë një thikë dhe e ka plagosur bashkëshortin e saj, i cili më pas e ka goditur me thikë dhe e ka hedhur në rrugë nga ballkoni i banesës.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Gruaja ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti është dërguar në spital, i cili është jashtë rrezikut.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vrasjes.