Ekskluzive/ Zbardhen bisedat e gruas së shoferit të Ardi Veliut me pronarin e agjensisë. Flasin për interesat, dhe detyrimet që kanë nga trasporti i sendeve monetare
Ora News ka siguruar një bisedë ekskluzive mes Aguastin Mesulit pronar i shoqërisë Erdisa Agjesni dhe gruan së ish shoferit Ardi Veliut, Elda Idrizaj.
Në bisedë të siguruar nga gazetari Edison Vatnikaj flitet për ushtrimin e marrjes së shumave monetare si dhe përqindjet nga personi nën hetim Elda Idrizaj dhe nga Mesuli, por edhe për trasportin e tyre.
Sipas SPAK, gjithashtu, evidentohen disa komunikime qe kane lidhje me dhenie tē shumave te parave ne formē huaje me interes me perqindje ose me fajde.
Per me teper rezulton e perfituar kjo permbaitje:
Elda Idrizaj: Tani se ti me the mu po mi gjete pese the mos pagujm kte interesin, tashi do pagujm prap interes edhe me pescen domethene.
Agustin Mesuli: Pescia i bjen moj He, sa i bje.
Elda: Se mund t'gjej dhe i dyshe pastaj pak me vone qe ta heq fare domethene mos paguim fare interes.
Agustin: Po mire mundohu ti qe ti bash muc me i ba të enjten dy po ti giej une.
Elda: Une, une pescen ta sjell sot iher. pa merak se un i kisha qe ate dite prandaj, dhe të thash.
Agustin: Thash sa mos ti pagujm prandaj të thash.
Elda: Po pra, tashi në qsotë se bej dhe dyshe per nja dy jave une ti sjell e ta mbyllim kte interesat e kupton, se kto na zhyten fare.
Agustin: Po pra po, e di po na i kalon data gjashte a e kupton se si eshte.
Elda: Jo mo ta sjell une sot kte, a per thua per pjesen e 5-ces. A:Po per tjetren po per atë po them se...
Elda B:..vallaj mo un do bei t'pamunduren hehe mos /'kaloime daten gjashte.
