Izraeli merr përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollah
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 13:47
Izraeli ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollah, Taleb Abdullah.
“Për shumë vite, Abdullah planifikoi, promovoi dhe kreu shumë akte terrorizmi kundër qytetarëve të Izraelit,” thuhej në një deklaratë të IDF.
“Në sulm u vranë edhe tre terroristë të tjerë nga organizata që ishin me të”.
Vrasja e tij bëri që Hezbollah të lëshonte më shumë se 160 raketa në veri të Izraelit mëngjesin e sotëm.
