TRAGJIKE/ Zjarr në një ndërtesë në Kuvajt, vdesin 41 persona
Një zjarr që ka shpërthyer të mërkurën në një ndërtesë ku po qëndronin punëtorët në qytetin Mangaf në Kuvajt, ka lënë të paktën 41 të vdekur. kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kuvajtit, Sheikh Fahad Yusuf Saud Al-Sabah. Ai gjithashtu ka akuzuar pronarët e pronave për shkelje të rregullave dhe lakmi, ndërsa ka thënë se këta faktorë kanë kontribuuar në ngjarjen.
Incidenti është raportuar te autoritetet në orën 6 të mëngjesit, sipas gjeneralit Eid Rashed Hamad. Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit ka thënë se të paktën 43 persona janë shtrirë në spital për shkak të zjarrit. Autoritetet e kanë shuar zjarrin dhe janë duke hetuar shkakun e tij.
“Ndërtesa ku ka shpërthyer zjarri ka qenë e banuar nga punëtorët dhe ka pasur një numër të madh të punonjësve atje. Dhjetëra janë shpëtuar, por fatkeqësisht ka pasur shumë vdekje për shkak të inhalimit të tymit. Gjithmonë alarmojmë dhe paralajmërojmë kundër grumbullimit të shumë punonjësve në një ndërtesë”, tha një komandant policor.