Evropa zgjedh ekstremistët, Franca në zgjedhje/ Çobani: Vendimi i Macron, tentativë për të ulur euforinë tek Le Pen
Zgjedhjet për Parlamentin Europian që u mbajtën në 27 vendet e BE-së nga 6 qershori deri mbrëmjen e 9 qershorit regjistruan një fitore të madhe të partive të ekstremit të djathtë.
Veçanërisht e djathta ekstreme shënoi rezultate historike në Francë, Gjermani e Austri, duke shkaktuar një tërmet politik në këto vende.
Presidenti grace vendosi të shpërndajë parlamentin dhe ta çojë vendin e tij në zgjedhje të parakohshme.
Për të kuptuar më shumë mbi situatën politike, gazetari Genc Cobani në një lidhje me skype për “Ora News” nga Franca u shpreh rezultati i zgjedhjeve evropiane ishte i pritshëm.
“Për të rivendosur ekuilibrat dhe për të minimizuar idenë e shtuar për faktorizim të partisë së Le Pen-it, apo për të dobësuar vrullin që ka marrë fuqishëm në këtë parti, presidenti Macron e çoi vendin në zgjedhje.
Nga ana tjetër natyrisht kemi dhe dobësimin e partisë së Macron, e cila arriti deri në 15 % që është një rezultat sa gjysma e votave të marra.
Dhe ndoshta duke e ditur se francezët do të reagojnë dhe kanë nisur të reagojnë ku ka protesta të fuqishme në disa vende kundër partive të ekstremit të djathtë dhe po ashtu kemi një rizgjim të socialistëve në Francë, që ishin në një situatë të mjerueshme politike, ku në sondazhet e deritanishme mund të arrijë në nivelin e partisë së Macron-it.
Pra, mendohet se do të kemi një dobësim të Frontit Kombëtar, dhe nga ana tjetër mund të kemi një mosformim të shumicës qeverisëse, që do ta shfrynte euforinë tek ekstremistët”, tha në analizën e tij, gazetari Genc Çobani.
REZULTATET E ZGJEDHJEVE EVROPIANE
Në Francë e Austri partitë respektive të së djathtës ekstreme kryesojnë bindshëm, ndërsa në Gjermani AfD renditet e dyta pas CDU/CSU.
Gjithashtu në Holandë ka një rritje të konsiderueshme të partisë së ekstremit të djathtë ku nga një 1 mandat që kishte në PE, pas këtyre zgjedhjeve numëron 7 të tilla.
Të tre partitë në koalicionin e kancelarit gjerman Olaf Scholz pësuan humbje, sipas sondazheve. Socialdemokratët e Scholz morën rreth 14% të votave.
Rezultatet ishin në përputhje me një ndryshim të pritshëm më të gjerë në favor të partive të djathta në Parlamentin Europian, i cili mbulon një bllok prej 450 milionë qytetarësh.


