"Bleu armë" dhe "përdorues droge", Djali i presidentit amerikan, Hunter Biden shpallet fajtor

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden u dënua nga një juri ditën e martë, për gënjeshtër, për përdorim të drogës për ta blerë në mënyrë ilegale një armë.

Ky vendim u mor, pasi gjyqtarët kanë dëgjuar me vëmendje provat e dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë. Gjykata e dënoi Hunter Biden për tre akuza që rëndonin ndaj tij.

Kështu, Hunter Biden bëhet fëmija i parë i një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dënohet për një krim.