Izraeli mohon vdekjen e tre pengjeve gjatë operacionit të tyre të shpëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 09:11
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit i kanë mohuar pretendimet se kanë vrarë pengje gjatë operacionit të shpëtimit.
Ushtarët morën katër pengje nga zona Nuseirat e Gazës në operacionin Arnon, por Hamasi ka pretenduar se ata vranë tre robër izraelitë në këtë proces.
Duke folur për Sky News, zëdhënësi i IDF, Peter Lerner, tha se pretendimi ishte pjesë e “luftës propagandistike të grupit militant”.
“Pse duhet të besojmë çdo gjë që ata thonë?”, pyeti ai.
“Në mënyrë kategorike, unë do të thoja se është një përpjekje propagandistike e Hamasit.
Ata janë përpjekur të ushtrojnë presion emocional mbi Izraelin që nga dita e parë”, shkruan Skynews.
