Princ Leka fotografohet duke shëtitur në pedonale me të dashurën e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 22:45
Pas divorcit me Elia Zaharian, Princ Leka po shijon prej kohësh romacën me të dashurën e tij, Blerta Celibashin. Ata janë fotografuar duke shëtitur në Pedonalen e Tiranës ku nuk i kanë shpëtuar as syrit të qyetarëve.
Ata duket se kanë vendosur të shfaqen publikisht në shoqërinë e njëri-tjetrit duke lënë në hije çështjen e skandalit në pallatin mbretëror.
Përflitet se madje ata do të fejohen dhe së shpejti do të kurorëzojnë edhe dashurinë.
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur sot hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babanë e kësaj të fundit Gjergj Zaharia.
Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje.

