Pse TikTok-u është fiksuar me Sabrina Carpenter?

Sabrina Carpenter publikoi këngën e saj “Please Please Please”, ku i konfirmoi botës thashethemet që po qarkullonin prej muajsh se ajo është në një lidhje me aktorin e “Saltburn”, Barry Keoghan.

Që prej publikimit të videoklipit, i cili e gjen Sabrina-n në burg, pasi u arrestua në fund të videoklipit të këngës “Espresso”. Ajo lirohet nga burgu dhe takohet me partnerin e saj kriminel. Ai burgoset, më pas fiton lirinë dhe rikthehet te mënyrat e tij të vjetra kriminale. Ai kërcënon me armë një grua dhe arrestohet sërish.

Videoja ka referenca të dyshes famëkeqe Bonnie & Clyde dhe në fund të videos, Sabrina e merr të dashurin e saj nga burgu, e çon në një shtëpi të braktisur, e prangos, i mbyll gojën dhe i dhuron një puthje, ndërsa e shohin njëri-tjetrin me pasion.

Teksti i këngës i dedikohet pikërsht Barry-t, të cilit praktikisht, Sabrina i thotë “të lutem, mos më turpëro/ mos më bëj të qaj, kur e kam bërë makeup-in kaq bukur/ e di që njerëzit bëjnë gabime, por ti mos i bëj”. Pra, nuk është një këngë tipike romantike, por një paralajmërim.

Ç’bëri Barry? Publikoi këngën në Instagram dhe tanimë ndjek vetëm një person: Të dashurën e tij, duke realizuar kështu ëndrrën e internetit.