IDF-ja shpëton katër pengje në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë sot se kishin shpëtuar katër pengje izraelitë në një “operacion kompleks të veçantë gjatë ditës” në Nuseirat, një kamp refugjatësh në Rripin qendror të Gazës.

Pengjet janë Noa Argamani, 25 vjeçe, Almog Meir Jan, 21, Andrey Kozlov, 27 dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

”Ata u rrëmbyen nga organizata terroriste islamike palestineze Hamas nga festivali i muzikës Nova në jug të Izraelit më 7 tetor”, tha IDF.

”IDF, së bashku me Forcat Ajrore izraelite (ISA) dhe njësinë e policisë kundër terrorizmit Yamam, kryen operacionin sot në mëngjes”, tha IDF.

Të katër janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në Qendrën Mjekësore ”Sheba Tel-Hashomer” për vlerësime të mëtejshme mjekësore.

IDF-ja tha se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të sjellë pengjet në shtëpi.