Leo Messi: Real Madridi është ekipi më i mirë, ata janë fitues të Champions League
Leo Messi bëri disa deklarata mjaft interesante, ku një referencë të veçantë i bëri Real Madridit, Pep Guardiolës, por edhe Botërorit të Katarit.
I pyetur se cila është skuadra më e mirë në botë për momentin, argjentinasi është përgjigjur pa hezitim se Real Madridi e ka fituar këtë titull, duke iu referuar Champions League.
Por në të njëjtën kohë, ‘Pleshti’ ka dashur të sqarojë se kjo është e vërtetë vetëm në bazë të rezultateve dhe më pas të futet në ekuacioni dhe Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
“Ekipi më i mirë është Real Madridi. Ata janë kampionët e fundit të Champions League”, tha ai, duke shtuar se “kur bëhet fjalë për rezultate, është Real Madridi. Por nëse i referohemi pjesës konkurruese, atëherë është Manchester City i Guardiolës”.
Messi përmendi edhe finalen e Katarit. "Kujtimet e mia janë të gjitha këtu. Mbaj mend atë që mbaj mend. Ka shumë gjëra që mund të më ikin. Por tani për tani do të qëndroj me atë që kam pa rishikuar."

