E ardhmja e Chiesas, skuadra e Serie A vëzhgon me kujdes situatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 00:29
Të reja të rëndësishme priten në lidhje me të ardhmen e Federico Chiesa. Kontrata e sulmuesit skadon në vitin 2025 dhe negociatat mes palëve kanë nisur disa javë më parë.
Ditët e fundit është shfaqur një interes mjaft i fortë i Romës, me Daniele De Rossi që tregon se numri 7 i Juventusit është përforcimi ideal për sulmin e tij.
Kështu, ekipi kryeqytetas është në pritje të ndonjë zhvillimi, me idenë e Juventusit që duket mjaft e qartë. Nëse Chiesa nuk është i hapur për një zgjatje bashkëpunimi, qoftë edhe vetëm për një sezon, largimi mund të shndërrohet në një hipotezë konkrete.

