Përmbytje të mëdha në provincën e Brescias, 30 persona shpëtohen nga zjarrfikësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 17:34
Një stuhi e fortë shkaktoi daljen e përroit Chiese gjatë natës, duke përmbytur rrugët në provincën e Brescias.
30 persona janë shpëtuar nga Zjarrfikëset, duke përfshirë familje të izoluara dhe disa pushues në një kamping.
Imazhet e publikuara nga Shërbimi Kombëtar Italian i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, tregojnë se zjarrfikësit dhe urgjencat janë duke punuar për të pastruar rrugët.
Më shumë se 70 zjarrfikëse u vendosën në ndihmë qytetarëve, sipas autoriteteve italiane.
