Francë/ Makina godet një grup fëmijësh me biçikleta, disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 15:43
Një grup fëmijësh u përfshinë në një aksident të rëndë të mërkurën në La Rochelle në Francë.
12 fëmijët nga një qendër argëtimi po lëviznin me biçikleta kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një 83 vjecare.
Sipas BFmtv, makina përplasi 7 fëmijë, njëri prej të cilëve u transportua në spital me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë.
