Një tjetër Thuram në Itali? Juventus synon vëllanë e Marcusit

Juventusi po punon për të përforcuar repartin e mesfushës në merkaton e kësaj vere.

Sipas raportimeve të medieve italiane, përveç daljeve, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë shumë të fokusuar te afrimet.

“Bardhezinjtë” synojnë që sezonin e ardhshëm të kenë në skuadër Khephren Thuram, vëllanë e lojtarit të Inter-it, Marcus.

Kontrata e mesfushorit francez me Nice skadon vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet në rreth 25 milionë euro, një shifër e përballueshme nga Juventus-i.

Megjithatë, gara për Khephren Thuram pritet të jetë goxha e vështirë, pasi interes për mesfushorin e Nice kanë shfaqur edhe Milan në Itali dhe Liverpool në Angli.