Miqësorja me Lihtenshtejnin, FSHF publikon video nga dhomat e zhveshjes

Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje në orën 20:00 me Lihtenshtejnin në miqësoren e parë në prag të Europianit.

Pritet të jetë më shumë një ndeshje testimi atletik për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo sesa një përballje ku tekniku të provojë diçka në aspektin e përgatitjes taktike.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Federatës është publikuar një video nga dhomat e zhveshjes me të gjitha fanellat e futbollistëve.

Kuqezinjtë janë gati për të dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në këtë sprovë të parë, teksa në Europian do të përballen me Kombëtare shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)