Optimizëm për paqe në Gaza! SHBA pret që Izraeli të japë “OK” për armëpushim nëse Hamasi pranon! Egjipti refuzon ushtrinë Izraelite në pikën kufitare të Rafah
Shpresat për një armëpushim në Gaza janë rikthyer. Izraeli ka sjellë një propozim në tryezë që Hamas e sheh si pozitiv.
Sekretari Amerikan i Ahtetit, Antony Blinken , po i kërkon Izraelit dhe Hamasit të bien dakord për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh mes njëri tjetrit.
Blinken thirri anëtarin e kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz dhe ministrin e mbrojtjes të vendit, Yoav Gallant, për të diskutuar marrëveshjen, tha departamenti i shtetit në dy deklarata
Hamasi ka thënë se “e sheh pozitivisht” atë që presidenti amerikan, Joe Biden , e përshkroi si një propozim izraelit.
Ndërkohë, luftimet kanë vazhduar teksaa janë raportuar qindra sulme ajrore e tokësore brenda 24 orëve të fundit.
Egjipti ka refuzuar praninë e ushtrisë izraelite në pikën kufitare Rafah midis Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Rripit të Gazës.
Është e vështirë për vendkalimin në Rafah që të vazhdojë të funksionojë pa një administratë palestineze tha minsitri i jashtëm i Egjiptit, në një konferencë shtypi me homologun e tij spanjoll në Madrid.
Ndërsa Egjipti lehtësoi hyrjen e ndihmave përmes kalimit Kerem Shalom në fund të majit, rihapja e Rafahut është thelbësore pasi agjencitë humanitare paralajmërojnë për urinë e afërt në Gaza .
Ndërkohë Ministria e Jashtme e Izraelit ka rekomanduar që qytetarët të mos udhëtojnë në Maldive pasi qeveria e tyre ndaloi hyrjen e vizitorëve me pasaporta izraelite.
Ndërsa Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit mbërriti në Liban të hënën, në vizitën e tij të parë zyrtare diplomatike që kur paraardhësi i tij vdiq në një aksident me helikopter muajin e kaluar.
Qëllimi i takimit sipas mediave lokale është diskutimi për mënyrat se si do t'iu përgjigjen shtetet respektive ofensivës në vazhdim të Izraelit në Gaza.
Kjo e fundit ishte streha e rreth gjysmës së 2.3 milionë banorëve të territorit përpara se Isreali të niste ofensivën e tij në zonë muajin e kaluar.


