Ushtria izraelite vijon bastisjet, në 24 orët e fundit, rreth 50 objektiva goditën Gazën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 12:55
Rreth 50 objektiva ushtarakë u goditën nga ushtria izraelite në bastisjet në Rrip në 24 orët e fundit.
Zëdhënësi tha se objektivat përfshinin “infrastrukturat terroriste të grupeve të armatosura dhe depot e armëve”.
Ushtria – vazhdoi i njëjti burim – po vazhdon të operojë në zonën Rafah, në jug të enklavës palestineze dhe gjithashtu në qendër të Rripit.
Ndonëse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për armëpushim, palët ende nuk i kanë ulur tonet dhe armiqësitë.
