Këngëtarja u vendos rregulla fansave, Adele: Jo gjuhë urrejtje në koncerte, vetëm fjalë dashurie!

Këngëtarja Adele u ka bërë të qartë fansave se në koncertet e saj askush nuk do të tolerohet të përdorë gjuhë urrejtjeje. Reagimi erdhi pas thirrjeve të fansave kundër komunitetit LGBT

Ajo cilësohet një prej zërave më të bukur dhe krijon emocione të forta në koncertet e saj. Adele e ka bërë të qartë se gjuha e urrejtjes nuk tolerohet aty ku ajo I këndon dashurisë apo ndjejave të tjera njerëzore.

Fituesja e Grammy-t iu përgjigj ashpër komenteve të një prej fansave gjatë shfaqjes së saj.

Sipas një video në mediat sociale, ai ka bërtitur "Krenaria është e keqe", duke iu referuar kështu ngjarjes vjetore të komunitetit të homoseksualëve.

"Më falni, a keni ardhur në shfaqjen time dhe thjesht keni thënë se "Krenaria është e keqe"? ka pyetur në mënyrë retorike ylli amerikan me tone të larta dhe dukshëm e irrituar.

“A je budalla? Mos u bëni kaq qesharak. Nëse nuk ke asgjë të mirë për të thënë, hesht. Në rregull?” -ka shtuar artistja, fjala e së cilës është përcjellë me duartrokitje dhe brohoritje nga audienca.

Adele është e njohur për komunikimin dhe ndërveprimet me fansat gjatë koncerteve të saj në Las Vegas.

Vitin e kaluar, ajo qortoi një roje sigurie për "shqetësimin" e një të pranishmi dhe kërkoi që ekipi i sigurisë të cilët në dukje po ankoheshin për të, "ta linin të qetë".

Fundjavat me yllin e “Hello” nisën në vitin 2021, por do të ndalojnë në gusht për të nisur në “Adele in Mynih” në Gjermani, ku deri tani janë regjistruar për pjesëmarrje mbi 22.2 milionë fansa.