Ukraina kundërpërgjigjet/ Sistemi rus i mbrojtjes ajrore rrëzon disa objektiva ajrore mbi Belgorod
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 07:49
Sistemi rus i mbrojtjes ajrore rrëzoi disa objektiva ajrore mbi Belgorod dhe rajonin rreth këtij qyteti. Nga suli raportohet se nuk pati të vdekur apo të lënduar.
Guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov e shkroi këtë në Telegram.
“Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore funksionoi mbi Belgorod, disa objektiva ajrore u rrëzuan. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur të lënduar apo të vdekur.”, tha ai. Ndërkohë, sulme janë raportuar dhe gjatë natës në Ukrainë, ndërsa forcat ushtarake ruse nuk kanë ndalur agresionin.