Ish-presidentit amerikan Barack Obama i vdes vjehrra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 19:31
Zi në familjen e ish-presidentit Barack Obama. Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçar, Marian Robinson, nëna e Michelle Obama.
Në një deklaratë, familja njoftoi se Robinson u shua "në mënyrë paqësore" të premten në mëngjes. Robinson ishte një personazh i njohur në Shtëpinë e Bardhë gjatë tetë viteve të administratës së Barack Obamës.
Ajo kaloi pjesën më të madhe të asaj kohe duke u kujdesur për dy mbesat e saj, Malia dhe Sasha, vajzat e Michelle dhe Barack Obama.