VIDEO/ Çfarë i ndodhi? Chiara Ferragni shfaqet duke qarë në "TikTok"
Pas skandalit të Pandoros dhe pas nga ndarja me Fedez, Chiara Ferragni ka qenë më pak aktive në Instagram dhe së fundmi ka rritur aktivitetin e saj në 'TikTok'.
Së fundmi Ferragni është shfaqur me lot në sy, duke lënë të kuptohet se nuk po i përballon aq lehtë ndryshimet në jetën e saj private. Faji, si të thuash, i një tendence virale në TikTok, i lindur në melodinë e këngës Coez.
Përdoruesit tregojnë historitë e tyre dhe vështirësinë për të harruar një dashuri gjithëpërfshirëse, një temë që nuk e la indiferent Ferragni-n, e cila publikoi një video me lot: “Ja si përfundova duke lexuar të gjitha historitë e këtij trendi”,- ka shkruar ajo duke iu referuar jo vetëm këngës së Coez-it, por sigurisht edhe gjendjes së saj pas fundit të martesës me Fedez.

