FOTO/ Turi i kërkon ndihmë ndjekësve që të bindin Orindën të ndërmarrë këtë hap: Mua s’më dëgjon...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 08:59
Orinda Huta ka nisur moderimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Gjatë mbrëmjes së sotme, ajo nuk e kurseu një refren, duke bërë që publiku ta dëgjojë të këndojë pas shumë vitesh.
Këtë moment, bashkëshorti i saj, Turjan Hysko e shpërndau në Instagram, me një thirrje. Ai kërkon nga publiku që ta bindë Orindën për t’ju rikthyer muzikës.
“Le të bëhemi bashkë e ta bindim të rikthehet në muzikë! Mua s’më dëgjon…”- shkruan Turi krah postimit.

