Mourinho zgjedh skuadrën e re, do të nisë një aventurë në Turqi

Ish-trajneri i Romës, Jose Mourinho, është gati të nisë një aventurë të re trajneri, këtë herë ligën kryesore të Turqisë.

Pasi u shkarkua nga Roma në janar, “Special One” do të nisë një projekt të ri.

Sipas Gianluca Di Marzio të Sky Sport, disa oferta nga Turqia mbërritën në prag të verës për Mourinhon.

Tekniku portugez më në fund ka vendosur të përqafojë projektin e Fenerbahçes.

Negociatat u zhvilluan mes menaxherit të Mourinhos dhe drejtorit sportiv të Fenerbahçes, Mario Branco, i cili, ashtu si Mourinho, është portugez.

Di Marzio raporton se Mourinho pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Fenerbahcen, pra deri në vitin 2026.