Aksidentohet autobusi me pelegrinë, 22 të vdekur dhe 57 të plagosur

Të paktën 22 persona humbën jetën në Indi pasi një autobus që transportonte pelegrinë u përmbys në një grykë të thellë në një autostradë malore në Kashmirin e kontrolluar nga India.

Një zyrtar tha se 57 pasagjerë u plagosën në aksident dhe disa prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Tragjedia ka ndodhur në rajonin Jammu. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.