FOTO/ Këngëtarja e njohur shqiptare pjesë e kastit në filmin e ri të “Hercules”! Ja për kë artiste bëhet fjalë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mesa duket do të luajë një rol në filmin “Hercules”.

Dua do të ketë rolin e njërës nga protagonistët kryesorë, Megit, e cila është e dashura e Herkulit.

Megjithëse lajmi akoma nuk është konfirmuar nga kompania “Disney”, lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja.

Duke mos thënë si fakt 100%, por një emër që dëgjoj që Disney e pëlqen tani është Dua Lipa”– kanë shkruar mediat e huaja.

Ndonëse deri më tani ky film ka qenë i prodhuar vetëm në versionin e animuar, tashmë do të vijë në një version tjetër, më real.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare së fundmi i është futur botës së aktrimit duke luajtur një rol në filmin “Argylle” dhe “Barbie”.