Diddy i dhunshëm ndaj grave edhe në kolegj, dëshmia tronditëse: E goditi me rrip...

Reperi i njohur, Sean “Diddy” Combs, është akuzuar së fundmi për dhunë ndaj ish-partneres së tij. Por jo vetëm kaq, pasi pas kësaj ngjarje që bëri bujë menjëherë në mediat e huaja një ish-modele pretendon se ai e detyroi atë që të kryente seks oral në studion e tij të regjistrimit në Nju Jork, në vitin 2003.

Ndërkohë së fundmi kanë dalë detaje të reja në lidhje me jetën e reperit. Duket se historia e dhunës së Combs daton që nga vitet e tij të kolegjit, kur mediat e huaja pretendojnë se ai dhunoi të dashurën e tij të atëhershme me një rrip para studentëve të tjerë.

Një dëshmitar okular raportoi te “Rolling Stone” se reperi ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” dhe duke bërtitur gjatë incidentit në Universitetin Howard në fund të viteve 1980.

Burimi zgjodhi të mbetet anonim për shkak të natyrës së ndjeshme të asaj që ndodhi. Dëshmitari tregon me detaje se Combs përdori rripin për të goditur të dashurën e tij teksa më pas ajo filloi të qante.

“Ajo po përpiqej të mbrohej dhe po qante. Dhe ne i thamë: “Largohu prej saj. Ne bërtisnim për të”.

Një person tjetër, i cili ishte gjithashtu student në atë kohë, kujtoi momentin teksa Combs po bërtiste ndërsa të gjithë ishin të shokuar nga veprimi i tij.

“Puf është këtu duke u çmendur. Ai po e godet atë”, pohoi dëshmitari okular.