Dhuna ndaj avokatit, Nuri: Ngjarje e paprecedentë, gjendja e Sokol Mëngjesit është e rënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 21:08
Avokati, Franc Nuri në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nga informacionet e fundit gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi që u dhunua sot paradite në mes të Tiranës është e rënduar.
Nuri: Nga informacionet e fundit që patëm, gjendja është e rënduar.
Ka patur një rëndim pasdite, për shkak të goditjeve sepse ato goditje janë goditje në pjesën vitale të trupit, në kokë ku Mëngjesi ka pësuar dy fraktura.
Goditjet janë të një natyre ku konsiderohen dhe duhen të konsiderohen si goditje për tentativë vrasjeje.
Është një ngjarje mjaft e rëndë.
Është një ngjarje e paprecedentë, nuk ka ndodhur kurrë që të goditet për shkak të detyrës një avokat në mes të Tiranës.
Në deklaratën e policisë ka edhe disa kontradikta.
