FOTO/ Luizi publikon momentet e ëmbla me të voglën e tij Luna Mari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 14:59

Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli disa javë më parë janë bërë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli.
Këngëtari shkodran ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël me vajzën e tij.
I shtrirë në shtrat duke përqafuar dhe puthur të voglën e tij, artisti i ka mbuluar me dorë fytyrën Lunës, duke mbajtur të fshehtë imazhin e saj.
Kujtojmë që këngëtari ka treguar se vajza i ka ngjarë atij në tipare dhe jo Kiara Titos, megjithëse Luna është akoma e vogël për të kuptuar se tiparet e cilit prind ka trashëguar.

